FSK ndihmon fëmijët e Gjakovës me garën “Vrapo me FSK-në”

Sporti

FSK ndihmon fëmijët e Gjakovës me garën “Vrapo me FSK-në”

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 13:36

(E plotësuar)- Manifestimi sportiv në atletikë “Vrapo me FSK-në, Gjakovë 2015”, në shtegun prej dhjetë kilometra është mbajtur sot në Gjakovë, me qëllimin e humanizmit për t’i dalë në ndihmë fëmijëve me nevojë të kësaj komune.

Në vrapimin e organizuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovë (FSK), “Vrapo me FSK-në” në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, vendin e parë në kategorinë e meshkujve e zuri Emin Grajçevci nga klubi atletik i Fushë Kosovës, ndërsa vendin e dytë Ramadan Risto nga KFOR-i i Estonisë, ndërkaq vendin e tretë Kushtrim Kelmendi.

Ndërsa në kategorinë e femrave vendin e parë e zuri Fjolla Margata nga klubi i Atletikës në Prishtinë. Vendin e dytë e zuri Vitoma Katrin, ndërsa në vendin e tretë Qëndresa Ramadani.

E pranishme në këtë organizim ishte edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha që në të ardhmen do të organizohet gjysmë maratona me 20 kilometra shteg.

Ndërkaq komandanti i FSK-së Rrahman Rama tha se ideja dhe qëllimi i këtij vrapimi po bëhet për t’i dalë në ndihmë njerëzve me nevojë.

Rama: Ideja e këtij vrapimi ë ndihmojmë njerëzit me nevojë

“Është një kënaqësi e veçantë për ne si Forcë e Sigurisë së Kosovës të jemi këtu bashkërisht, ideja dhe qëllimi i këtij vrapimi është që njerëzit që janë me nevoja, që sa do pak ato mundësi që i kemi të i përkrahim dhe njëkohësisht kjo besoj dhe shpresoj do të jetë e parvjetshme, por jo vetëm në komunë të Gjakovës por edhe në komuna tjera të Kosovës. Ju e dini që fik është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe ne me ato mundësi dhe kapacitetet që i kemi do t’i dalim, gjithmonë në përkrahje dhe ndihëm pa dallime”, tha Rama

Në mesin e garuesve ishte edhe kryetarja Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se staza ka qenë shumë mirë e përzgjedhur ku ka kaluar nëpër disa pika interesante të komunës së Gjakovës. Ajo tha se ky organizim ka hapur edhe idenë që në të ardhmen të organizohet një gjys më maratonë me shteg prej 21 kilometra.

Kusari-Lila: Një organizim si ky na ka dhënë ide që të organizojmë gjysmë maratonë

“Mirë ka qenë çdo gjë staza ka qenë shumë mirë e përzgjedhur, ka kaluar nëpër disa pika interesante të Gjakovës. Na ka dhënë ide të shkëlqyeshme më tutje të organizimit të garës...Në fakt staza më e mirë se në Prishtinë po këtu i kemi pas 10 kilometra, në Prishtinë 21. Kjo është pyetje që ne me i gjet 21 kilometra dhe me organizu një gjysmë maratonë edhe këtu”, tha Kusari-Lila.

Fituesja e vendit të parë në kategorinë e femrave, Fjolla Margata nga Peja është shprehur e kënaqur me kontributin e dhënë sot në këtë organizim humanitar. Ajo tha se ishte sfidë për të përfunduar 10 kilometra shteg por që në fund rezultoi me sukses.

Margata: E lumtur për kontributin tim

“Jam shumë e lumtur që pata mundësin për me marrë pjesë dhe me kontribu për këtë humanitet. Edhe organizimi ka qenë shumë i mirë, gjithashtu ka pas njerëz shumë...Ishte shumë sfidë, sidomos në këtë nxehtë për me i përfundu 10 kilometra, por arrita me sukses”, tha Margata fituesja e çmimit të parë në kategorinë e femrave.

Edhe fituesi i vendit të parë ë kategorinë e meshkujve, Emin Grajçevci ka vlerësuar një organizim si ky i sotshmi. Ai tha kjo garë i ka lënë përshtypje të një niveli evropian.

Grajçevci: Përshtypje të një niveli evropian

“Nga kategoria kryesore senior dhe nga klubi atletik Fushë Kosova dhe përshtypja për këtë garë është mjaftë e mirë. Ishte një organizim i mirëfilltë dhe ju uroj organizime më të mira viteve tjera...Vërtetë keni lënë përshtypje të një ni veli evropian”, tha Grajçevci.

Pjesëmarrës në garën “Vrapo me FSK-në”, përveç pjesëtarëve të FSK-së, ishin edhe anëtarë nga shoqëria civile, KFOR-i, zyrtarë komunalë, atletë nga komuna të ndryshme të Kosovës, etj. /Sh.Ahmeti/

Gjakovë - Mbahet “Vrapo me FSK-në”, për të ndihmuar fëmijët në nevojë

Manifestimi sportiv në atletikë “Vrapo me FSK-në, Gjakovë 2015”, në shtegun prej dhjetë kilometra ka nisur sot në Gjakovë.

Ky manifestim ka për qëllim që mjetet e përfituara pas kalimit të shtegut të paraparë, të shkojnë për ndihmë fëmijëve në nevojë të komunës së Gjakovës.

Shtegun prej dhjetë kilometra në kategorinë e femrave e para e ka kaluar Fjolla Margata, kurse nga kategoria e meshkujve ngadhënjyes ka dalë Emin Grajçevci nga Prishtina.

Në manifestimin “Vrapo me FSK-në, Gjakovë 2015”, mori pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovë, Mimoza Kusari-Lila. Ajo është shprehur e kënaqur me organizimin dhe interesimin e pjesëmarrësve.

E para e komunës së Gjakovës ka theksuar se në të ardhmen në Gjakovë do të mbahet edhe gjysmë maratona në distancën prej 20 kilometra.

Një organizim të tillë e ka përshëndetur edhe gjeneral lejtnant Rrahman Rama nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Rama tha se FSK është e qytetarëve dhe se gjithnjë do të jetë pranë tyre, ashtu siç është pranë edhe në ditën e sotshme.

Të entuziazmuar për rezultatet e tyre, janë shprehur edhe ngadhënjyesit e sotëm të vrapimit në distancë prej dhjetë kilometra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat