Avdijaj zverdhet, Vaduz dëshpëroi

Sporti

Avdijaj zverdhet, Vaduz dëshpëroi

Nga: K.Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 12:37

Skuadra e Vaduzit nuk e përsëriti lojën e javës së kaluar kur fitoi në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Sionit, por kësaj radhe dëshpëroi në vatër të vet, e cila luajti baras 1:1 me Thun-in. Futbollisti shqiptar, Albian Avdijaj luajti mjaft mirë, por me shokë nuk ia dolën të arkëtojnë tri pikë që iu deshën si asnjëherë më parë. Avdijaj në minutën e 40-të është ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa u zëvendësua në atë të 82-tën. Mysafirët me golin e Sulmonit kaluan në epërsi në minutën e 48-të, ndërsa Reinmann shënoi autogol dhe barazohet rezultati 1:1 (56’). Pas 11-të javëve Vaduz është në vend të shtatë me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat