Tre shqiptarë luajtën për Luzernin, barazuan me Luganon

Sporti

Tre shqiptarë luajtën për Luzernin, barazuan me Luganon

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 12:24

Futbollistët Migjen Basha, Jahmir Hyka e Hekuran Kryeziu u paraqitën standardë për Luzernin, por nuk arritën më shumë se një pikë në ballafaqim me Luganon. Luzerni në konak të vetin pas një loje dramatike barazoi 2:2 me Luganon, ndeshje e javës së 11-të e elitës së futbollit zviceran. Basha e Hyka u zëvendësuan në minutën e 46-të, kurse Kryeziu luajti tërë sfidën. Frederik Veseli bëri paraqitje të mirë për Luganon dhe ishte i plotë. Për vendasit shënuan: Thiesson (68’) e Schneuwly (73’) dhe për mysafirët: Rossini (21’) e Culina (90+2’). Tre shqiptarët e Luzernit ishin të pafat, ngase në çastet e fundit iu mohua fitorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat