Për Mustafin interesohet edhe Real Madrid

Sporti

Për Mustafin interesohet edhe Real Madrid

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 12:09

Shkodran Mustafi është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të kërkuar në tregun e transferimve.

Mustafi paraprakisht e kishte zgjuar interesimin e Barcelonës dhe Bayern Munich, ndërsa tani për mbrojtësin po mendon edhe Real Madrid, shkruajnë mediet spanjolle.

Trajneri i ‘Los Blancos’, Rafael Benitez, e dëshiron në skuadër Mustafin, si zëvendësim të Pepes, që pritet të largohet në verë të 2016-tës.

Klubet të cilat e duan përfaqësuesin e Gjermanisë radhët e veta, duhet t’ia paguajnë Valencias rreth 40 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat