Mediat botërore me dokumentar për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Sporti

Mediat botërore me dokumentar për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 11:56

Përballja mes Shqipërisë e Serbisë ka tërhequr vëmendjen e gjigantit mediatik ndërkombëtar, si ESPN
Rrjeti prestigjioz amerikan ka dërguar në Shqipëri grupin e parë të xhirimit, në përgatitjet e filmit dokumentar ‘Balkan Match’, ‘Ndeshja e Ballkanit’ që do të luhet në Elbasan Arena.

Në përgatitje do të jenë të angazhuara tetë grupe xhirimi, që do të pasqyrojnë përgatitjet për ndeshjen me serbët, por vëmendja kryesore do të jetë në atë që ndodh në fushë dhe tribuna.

Filmi dokumentar “Balkan Match” do të prezantohet fillimisht në kinematë amerikane, për t’u ndjekur më pas në të gjitha vendet e tjera.

Një tjetër arsye shumë e fort përse përballja Shqipëri-Serbi duhet të kalojë pa incidente, pa diskriminim ndaj ekipit kundërshtar apo situata që nuk kanë lidhje me lojën. Vetëm mbështetje për Kombëtaren drejt ëndrrës për kualifikimin në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat