Sot është dita e derbive

Sporti

Sot është dita e derbive

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 08:26

Ligat më të njohura europiane të futbollit, sot do të jenë të mbushura me ndeshje derbi.

Everton dhe Liverpool e zhvillojnë derbin e qytetit në ‘Goodison Park’, nga ora 14:30, ndërsa maratonën e vazhdojnë Arsenal dhe Mannchester United, që luajnë nga ora 17:00.

Dortmundi i Januzajt përballet me Bayern Munichun, në takimin e dy skuadrave rivale të drejtpërdrejta për titull, nga ora 17:30.

Nga ora 20:30, Atletico Madrid dhe Real Madrid, e zhvillojnë derbin e kryeqytetit spanjoll. Pothuajse në të njejtën kohë nga 20:40, Milan e pret Napolin në ‘San Siro’.

Derbit nuk do të mungojnë as në Ligue 1, në Francë, aty ku PSG dhe Mareille do të ndeshen nga ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat