Manchester United po e vëzhgojnë Calhanoglun

Sporti

Manchester United po e vëzhgojnë Calhanoglun

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 08:14

Manchester United po mendojnë të përforcohen akoma, përkundër formës së mirë nëpër të cilën po kalojnë.

“Djajtë e Kuq”, janë duke e vëzhguar nga afër mesfushorin e Bayer Leverkusen, Hakan Calhanoglu.

Lojtari është duke kaluar nëpër një formë fantastike me Leverkusenin sezonet e fundit, duke qenë vendimtar në shumë prej sukseseve të klubit, andaj edhe ka rënë në syrin e shumë ekipeve të njohura, me United si më të interesuarën, transmeton Goal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat