Pique: Na mungoi Messi

Sporti

Pique: Na mungoi Messi

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 21:47

Gerard Pique ka thënë se Barcelonës i munguan Leo Messi dhe Andres Iniesta ndaj Sevillas.

Pique ka deklaruar se pas ndeshjeve të kombëtareve, katalunasit nuk duhet të gabojnë më, ndërsa edhe pse ishin pa dy prej yjeve kryesore në ndeshjen me Sevillan, mungesa e tyre nuk është arsyetim pasi edhe andaluzianët kishin të tilla.

“Pas ndeshjeve të kombëtareve, ne duhet të fillojmë të fitojmë dhe nuk mund të tolerojmë më gabime. Barcelona duhet të jetë në krye”, tha Pique.

“Natyrisht që na mungojnë Messi dhe Iniesta, por Sevilla gjithashtu kishte mungesat e veta, prandaj ne nuk mund ta përdorim këtë si arsyetim”.

“Topi nuk deshi të hynte sot. Ata i patën dy raste dhe shënuan, ne e paguam për këtë”, shtoi mbrojtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat