Mourinho e përmbylli javën me një rekord negativ

Sporti

Mourinho e përmbylli javën me një rekord negativ

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 20:46

Chelsea humbi në shtëpi me rezultat 1-3 ndaj Southamptonit dhe kjo ishte humbja e katërt këtë sezon.

Ndeshja filloi me dominimin e londinezëve, ku braziliani Willian shënoi një gol të bukur nga gjuajta e lirë, por kjo ishte gjithçka që treguan Blutë në këtë takim.

Pas kësaj sfide u vendos një tjetër rekord negativ, i cili këtë herë shkon direkt për trajnerin Jose Mourinho.

Portugezi humbi për herë të parë në Stamford Bridge me dy gola epërsi në Ligën Premier. Gjithsesi, duke shikuar formën dhe mbrojtjen jo të mirë, rekordi tjetër negativ mund të vijë shumë shpejt.

Me këtë disfatë, Chelsea renditet në pozitën e 16-të pas tetë ndeshjeve, me vetëm tetë pikë të arkëtuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat