Trajneri i Nantes i bën favor Shqipërisë para ndeshjes ndaj Serbisë

Sporti

Trajneri i Nantes i bën favor Shqipërisë para ndeshjes ndaj Serbisë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 20:04

Trajneri i Nantes, Michel Der Zakarian, i ka bërë një favor kombëtares së Shqipërisë, pasi ka vendosur t’i lërë të pushojnë Lorik Canën dhe Emir Lenjanin.

Lenjani ishte në bankën rezervë kundër Nice, kurse Cana nuk ishte as rezervist.

E gjitha kjo besohet se ka ndodhur vetëm për të mos i rrezikuar ata për ndeshjen historike që do të zhvillohet këtë të enjte.

Formacioni i Nantes: Riou (c), Sabaly, Vizcarrondo, Djidji, Dubois, Iloki, B. Toure, Rongier, Thomasson, Bedoya, Sigthorsson.

Formacioni i Nice: Hassen; Ricardo, Boscagli, Bodmer, Pied; Seri, Mendy, Koziello; Mallmann; Ben Arfa, Germain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat