Manchester City kthehet në maje

Sporti

Manchester City kthehet në maje

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 17:56

Manchester City ka bërë një rikthim sensacional ndaj Newcastle United duke fituar me rezultat 6-1 në Etihad Stadium.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e Aleksandar Mitrovic (18’), ndërsa rezultati u barazua në fund të pjesës së parë me golin e parë të Sergio Agueros (42’).

Shpërthimi i nikoqirëve, e sidomos Agueros, ndodhi në fraksionin e dytë. Argjentinasi shënoi golin e epërsisë për vendasit me të filluar gjysma e dytë (49’).

Shumë shpejt (51’), Kun e kompletoi het-trikun, ndërsa golin e katërt e realizoi Kevin de Bruyne (54’).

Aguero nuk u ndal së shënuari. Ai realizoi edhe dy gola të tjerë radhazi (60’, 62) për ta ngritur epërsinë në 6-1.

Pas këtij triumfi, Manchester City kthehet në krye të tabelës me dy pikë më shumë se rivali lokal, Manchester United, që këtë javë luan si mysafir i Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat