Graniti i madh, tani kapiten edhe te Zvicra

Sporti

Graniti i madh, tani kapiten edhe te Zvicra

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 16:10

Mesfushori nga Kosova Granit Xhaka, mund të emërohet kapiten te Përfaqësuesja e Zvicrës.

Kujtojmë se Graniti po shkëlqen me skuadrën gjermane Borussia Monchengladbach, derisa në ndeshjet e fundit edhe në këtë ekip e ka bartur shiritin e kapitenit, duke i bërë kapiteni më i ri në një skuadër të Bundesligës, me 23 vjet.

“Mund të them se Xhaka i ka të gjitha karakteristikat për të qenë kapiten. Ai ka dëshirë ta drejtojë ekipin, por duhet të presin të përfundojnë eliminatoret për Kampionatin Evropian dhe pastaj të shohim”, ka thënë Petkoviq për mediet në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat