Gazeta serbe: Gjendje e jashtëzakonshme para ndeshjes me Serbinë, helikopterë dhe 2 mijë policë

Sporti

Gazeta serbe: Gjendje e jashtëzakonshme para ndeshjes me Serbinë, helikopterë dhe 2 mijë policë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 15:04

Gazeta serbe “Kurir”, në një artilkull të ditës së sotme kushtuar ndeshjes së 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka shkruar se Shqipëria është në sitautë shtetrrethimi, me helikopterë që do të fluturojnë qiellit të stadiumit në “Elbasan Arena” dhe rreth 2000 policë në gatishmëri.

Shkrimi i “Kurir” për ndeshjen Shqipëri-Serbi ka ardhur në një kohë kur Policia e Shtetit, ka paraqitur masat e marra për të garantuar një ndeshje të qetë dhe shmangien e çdo përplasje apo konflikti.

Në shkrimin e të përditshmes serbe, citohet edhe njoftimi i Zëdhënsit të Policisë së Shtetit, Genti Mullai, “Për ndeshjen do të ngrihen në fluturim edhe tre helikopterë, të cilët do të vigjilojnë mbarvajtjen e ndeshjes mbi Elbasan Arena, duke shmangur ndonjë rastin e Beogradit”.

Më tej, “Kurir” shkruan se lojtarët dhe gazetarët serbë do të ruhen në një siguri të lartë.

Po ashtu, ata përmendin edhe deklaratën e Vuçiçit, i cili deri në këto momente nuk e ka konfirmuar prezencën në ndeshjen datës 8 shtator.

“Pritet që Vuçiç të vendos nëse do të shkoj në Shqipëri, sigurisht nëse e lejon axhenda. Por edhe nëse shkonë, ai do të sigurohet nga forcat serbe. Do të ndiqet e njëjta praktik si me Ramën në Beograd, i cili u shoqërua nga siguria shqiptare”, përfundon gazeta serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat