Muça: Duam fitore, derbi nuk është deçiziv

Sporti

Muça: Duam fitore, derbi nuk është deçiziv

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 09:13

Shkëlqim Muca është shfaqur maksimalisht i qetë në përballjen e parë derbi për këtë sezon. Eksperienca e sfidave të shumta të luajtura ndër vite, qoftë si futbollist apo dhe si drejtues duket ka bërë që presioni i këtij 90-të minutëshi, të zhvendoset më së shumti në fushë dhe në tribuna.

Kjo ndeshje nuk e gjen Tiranën në momentin e saj më të mirë. Pas 5 takimeve të luajtura, bardheblutë renditen në vendin e 6, 7 pikë e distancuar nga kreu dhe 5 pikë nga rivalët e kuq. Megjithatë Muca nuk e konsideron vendimtare këtë përballje, qoftë për objektivat e skuadrës, por gjithashtu edhe për të ardhmen e tij.

Një problematikë është gjëndja e disa futbollistëve, të cilët janë në dyshim për tu aktivizuar, qoftë përsa i takon dëmtimeve por edhe zgjedhjeve taktike.

Pavarsisht një situate të tillë, muca nuk nguron të deklarojë si skuadra e tij do të hyjë në fushën e lojës vetëm për të fituar.

Bardheblutë pritet të ndihmohen në këtë ndeshje nga mbështetja e një numri record tifozësh, të cilët do të mbushin të gjithë sektorët e stadiumit “Qemal Stafa” të vëna në dispozicion nga organizatorët e këtij derbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat