Celta bën blof, vetëm 0-0 me Getafen

Sporti

Celta bën blof, vetëm 0-0 me Getafen

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 09:12

Përfundoi në barazim 0-0 sfida hapëse e javës së 7-të të Primera Division mes Celta Vigos dhe Getafes. Një 90-minutësh i dominuar nga vendasit, por fati dhe portieri Guaita e shpëtuan Getafe nga humbja

Në pjesën e parë Celta ishte më konkrete në lojës e saj, duke iu afruar golit në të paktën dy raste. Në minutën e 11-të Iago Aspas avancoi nga e majta dhe pasi shmangu portierin goditi prirët me portën, por shënjestra e tij nuk ishte 100 e saktë, pasi shtylla i mohoi golin.

Në të 25-tën Nolito provoi fluturimthi nga jashtë zonës, me topin që përfundoi në duart e portierit Guaita.

Edhe në pjesën e dytë sulmuesi kryesor i Celtas të paktën në dy raste pati shansin për të zhbllokuar shifrat, por ishte ishte i pafat pasi topi përfundoi mbi tra.

Për Celtan ky barazim kishte më shumë shijen e humbjes, pasi publiku vendas priste fitoren që do ta ngjiste të paktën për një ditë në krye të klasifikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat