SeriA B, Crotone “poker” golash kundër Salernitanës

Sporti

SeriA B, Crotone “poker” golash kundër Salernitanës

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 09:04

Crotone shkatërron 4-0 Salernitanën duke hedhur kandidaturën për një biletë në Serie A sezonin e ardhshëm edhe pse është vetëm fillimi i sezonit. Skuadra nga Kalabria nuk hasi vështirësi në sfidën e javës së gjashtë kundër puljezëve, duke zhvilluar një ndeshje perfekte që e ngjit përkohësisht në vendin e dytë të Serie B. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 12 pasi Stoian i rrëmbeu topin Pollaces duke hyrë në zonën e rreptësisë ku kaloi edhe Lanzaron dhe tronditi portën kundërshtare me një të djathtë të saktë. Vendasit nuk hoqën dorë nga loja sulmuese dhe u shpërblyen sërish 7 minuta më pas ku Stoian dha një pasim të saktë për Riccin që me të majtën arriti ta kalonte topin mes këmbëve të Terraccianos. Kuqeblutë e drejtuar nga Ivan Juric e mbyllën përfundimisht ndeshjen në minutën e 47 sepse e nisën pjesën e dytë me të njëjtin intensitet. Ishte sërish Ricci ai që shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një krosim të ardhur nga e majta duke e dërguar topin në rrjetë për të vulosur suksesin në stadiumin “Ezio Scida”. Në të 72-ën Giuseppe Toromino firmosi pokerin e golave nga pika e bardhë e 11 metërshit. Ky ishte edhe goli i fundit i sfidës që e mban Salernitanën në kuotën e 8 pikëve, 5 më pak se Crotone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat