Mediat belge shkruajnë për tifozët e Skënderbeut që udhëtuan në Rusi

Sporti

Mediat belge shkruajnë për tifozët e Skënderbeut që udhëtuan në Rusi

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 00:11

Skuadra shqiptare që bëri historinë në Evropë, Skënderbeu, ka qenë mysafirë i Lokomotivës së Moskës në Rusi, në kuadër të xhiros së dytë të Europa League.

Në këtë ndeshje që i takoi 2:0 Lokomotivës, të pranishëm në stadium ishin edhe 12 tifozë të Skënderbeut.
Rreth udhëtimi të tifozëve të Skënderbeut në Rusi, ka shkruar edhe media e njohur belge, “Nieuwsblad.be”.

“Ky imazh u pa në Moskë. Skënderbeu i Shqipërisë ishte për vizitë te Lokomotiva e Moskës, pothuajse 2,000 km. Dymbëdhjetë tifozë bënë këtë udhëtim, për heronjtë e tyre. Skënderbeu e humbi ndeshjen 2:0”, shkruan “Nieuwsblad.be”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat