Rossi: Messi apo Ronaldo?, Jo, ky lojtar do ta fitojë Topin e Artë

Sporti

Rossi: Messi apo Ronaldo?, Jo, ky lojtar do ta fitojë Topin e Artë

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 23:40

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do ta fitojnë Topin e Artë për këtë edicion, kështu të paktën mendon Paolo Rossi

Ish reprezentuesi italian, Paolo Rossi, ka anashkaluar Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon duke thënë se dyshja tjetër e Barcelonës, Neymar ose Luis Suarez duhet ta fitojnë Topin e Artë.

“Topi i Artë? Messi është i lënduar kurse Ronaldo në garë me kohën. Unë them Neymari ose Suarezi”, është shprehur italiani.

Sidoqoftë, edhe përkundër se Leo Messi është i lënduar, ai padyshim se llogaritët një ndër favoritët për ta fituar Topin e Artë që ndiqet nga Cristiano Roanldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat