Guardiola i ka disa fjalë për Lewandowskin

Sporti

Guardiola i ka disa fjalë për Lewandowskin

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 22:51

Pep Guardiola ka lavdëruar Lewandowskin për formën që është duke kaluar
Robert Lewandowski, ka shënuar plot 10 gola në tre ndeshjet e fundit me Bayernin, derisa numëron 14 gola këtë edicion në të gjitha garat.

Trajneri Pep Guardiola ka lavdëruar sulmuesin polak për këtë formë të mirë nëpër të cilën po kalon, por ia ka bërë të qartë se pa ndihmën e bashkëlojtarëve ai nuk do t’i shënonte këto gola.

“Jemi shumë të lumtur me formën e Lewandowskit. Jo shpesh ju shënoni shumë gola apo për çdo ndeshje ka 3 gola. Mirëpo Lewandowski e di se pa ndihmën e bashkëlojtarëve nuk do të shënonte kaq shumë. Ne jemi duke krijuar një skuadër të fort ku të gjithë punojnë për ekipin”, ka thënë Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat