Edhe Coca-Cola kërkon largimin e Sepp Blatterit

Sporti

Edhe Coca-Cola kërkon largimin e Sepp Blatterit

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 22:45

Njëri nga sponsorët më të mëdhenj të FIFA-s, pija e njohur Coca-Cola, ka bërë thirrje për Sepp Blatterin, që të tërhiqet nga roli si presidentit i trupit qeverisës të futbollit botërorë.
Zvicerani tanimë e ka të qartë se do t’i vije fundi në krye të FIFA-s, kur të mbahen zgjedhjet për pasardhësin e tij në fillim të vitit 2016.
Autoritet zvicerane kanë filluar procedime penale ndaj Blatterit, mbi akuzat për keqmenaxhim dhe keqpërdorim në krye të FIFA-s.

Por Coca-Cola, i ka bërë thirrje Blatterit që të largohet nga FIFA.
“Çdo ditë që kalon, imazhi dhe reputacioni i FIFA-s vazhdon të dëmtohet”, thuhet në deklaratën e Coca-Colas.
“FIFA ka nevojë për reformë gjithëpërfshirëse dhe urgjente, dhe që mund të realizohet vetëm përmes një qasje vërtetë të pavarur”.
“Blatter duhet të largohet, dhe të lejojë që një proces i reformave të besueshme të fillojë, për të ndihmuar organizatën që të fitojë përsëri besimin e të gjithë atyre që e duan sportin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat