Armando Duka: Ballisti nuk dëshironte të ishte në stadium

Sporti

Armando Duka: Ballisti nuk dëshironte të ishte në stadium

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 22:04

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka reaguar pas një letre të dërguar nga ana e grupimit të "Tifozëve Kuq e Zi".

Sipas Dukës, Ballist Morina ka kërkuar vetë që të mos jetë i pranishëm në stadium në ndeshjen Shqipëri - Serbi.

"Në rastin e Ballist Morinës, kam dëgjuar informacione, që thonë se Ballisti nuk ka dashur ta shohë vetë ndeshjen në stadium. Ai ka dashur ta shohë atë diku tjetër dhe jo në stadiumin e Elbasanit", ka thënë Duka për Newsboomb.

Armando Duka thekson se Ballsiti e ka parë vetë të nevojshme të tërhiqet nga prezenca në stadium, pasi që prezenca e tij mund të ishte jo fort e dëshirueshme nga pala serbe.
Ai ka nënvizuar më tej se gjatë ndeshjes nuk do të ketë asnjë incident, pasi janë marrë të gjitha masat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat