Shpërthen ish doktoresha e Chelsea, flet për herë të parë për incidentin me Mourinhon

Sporti

Shpërthen ish doktoresha e Chelsea, flet për herë të parë për incidentin me Mourinhon

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 19:51

Ish doktoresha e Chelsea, Eva Carneiro, ka thyer heshtjen rreth përballjes së saj me Jose Mourinhon.
Carnerio është ndarë e pakënaqur me vendimin e FA Cup, për mos hapje të rastit ndaj Jose Mourinho.

Mourinho dhe Carneiro patën një përplasje në fillim të sezonit, ku portugezi akuzoi mjeken për punë të ngadaltë, derisa dyshohet edhe për disa shprehje seksiste.

“Unë kam qenë e befasuar kur kam mësuar se FA gjoja po hetonte rastin e 8 gushtit nëpërmjet shtypit”, deklaroi Carneiro.

“Unë nuk jam ftuar në asnjë fazë nga FA për të deklaruar. Pyes veten nëse ky hetim ishte vetëm formal, ku dëshmia e individëve të përfshirë në këtë incident nuk u konsiderua e rëndësishme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat