Derbi i rivalëve të vjetër në Ferizaj

Sporti

Derbi i rivalëve të vjetër në Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2015 Në ora: 19:29

Prishtina, lider i tabelës në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt), nesër do të luajë me rivalin e vjetër në Ferizaj, Kastrioti. Ky është derbi i javës së pestë dhe fillon në orën 19.00. Prishtina është e para me gjashtë pikë, pas saj renditen: Besa Famiglia, Vushtrria, Kastrioti e Zhegra me nga gjashtë pikë etj. Në javën e pestë, takohen - e shtunë: Kastrioti-Prishtina (19.00), Zhegra-Vushtrria (19.00), Drenica-Drita (19.00) dhe Vëllaznimi-Besa Famiglia (19.30). Te femrat, në javën e katërt takohen-e shtunë: Shqiponja-Kastrioti (13.00), Samadrexha-Trepça (?), Istogu-KEK-u (14.30) dhe të dielën: Vëllaznimi-Drita (14.00), Prishtina-Vushtrria (16.30).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat