​Etrit Berisha: Fituam një pikë të artë, rruga për në Francë ende është e gjatë

Sporti

​Etrit Berisha: Fituam një pikë të artë, rruga për në Francë ende është e gjatë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 18:06

Portieri Etrit Berisha ishte njeriu më meritor që Kombëtarja shqiptare mbrëmë shkëputi një pikë në përballje me Danimarkën.

Danezët dhe kuqezinjtë mbrëmë luajtën pa gola, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Berisha edhe në këtë duel, sidomos në pjesën e dytë, tregoi cilësitë e një portieri të madh, dhe falë disa intervenimeve të tij, porta e Kombëtares sonë mbeti e paprekur.

Anëtari i Lazios mendon se Shqipëria ka marrë një pikë të artë në Kopenhagë. Ai thotë se skuadrën e tij tani e pret sfida e vështirë kundër Portugalisë.

“Ne fituam një pikë të artë dhe jemi në vendin e dytë. Danimarka dëshmoi se ishte një ekip në formë shumë të mirë se ne, por ne arritëm të qëndrojmë në këmbë. Unë mendoj se kemi bërë një lojë të mirë”, ka thënë Berisha.

“Tani ne kemi një tjetër ndeshje të vështirë kundër Portugalisë. Ne kemi për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje dhe rruga për në Francë ende është e gjatë”, ka theksuar ish-portieri i 2 Korrikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat