Barcelona në histori

Sporti

Barcelona në histori

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:22

Mesfushori Andres Iniesta beson se Barcelona mund të hyjë në histori duke u bërë skuadra e parë që mbron titullin e Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalan e mbylli një stinor të jashtëzakonshëm me tre tituj duke mposhtur Juventusin me rezultat 3:1 në finalen e Berlinit. Asnjë skuadër nuk e ka mbrojtur kurorën e kampionit të Evropës në formatin aktual të garës.

Andaj, Iniesta beson se Barcelona mund të hyjë në histori. “Është një sfidë shumë e vështirë, ne duhet ta kemi atë synim në mendje”, deklaroi ai për të përditshmen sportive katalane “Sport”.

“Mbrojtja e Ligës së Kampionëve nuk është realizuar nga asnjë klub. Por, ne do të mundohemi të jemi të parët”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat