Zyrtare: Peja rikthehet në Superligë

Sporti

Zyrtare: Peja rikthehet në Superligë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:03

Klubi i Basketbollit Peja me suskes ka aplikuar për ëild card për një vend në Superligën e Kosovës në Basketboll për sezonin 2015/16, dhe kështu do të garojë sërish në elitën e basketbollit tonë.

Bordi i FBK-së kishte shpallur një vend të hapur për wild card, meqë për garim në Superligë ishin lajmëruar shtatë ekipe.

“Bordi më pas konstatoi se KB Peja ka paguar shumën e kërkuar prej 10,000 Eurosh dhe ka prezentuar dëshmi për përmbushjen e kushteve të tjera teknike dhe sportive për garim në Superligë, duke plotësuar kështu kushtet e kërkuara për marrjen e Wild cardit”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Interesimi për ëild card për këtë sezon ka qenë më i lartë se sezonin e kaluar dhe AS Kastrioti, por edhe së paku një ekip tjetër i Ligës së Parë kanë treguar interes, por në momentet e fundit janë tërhequr nga kandidatura.

Pas pranimit të kandidaturës së Pejës për wild card, FBK edhe një herë kujton të gjitha klubet, përfshi Pejën, se të hënën më 07.09.2015, është afati i fundit i pagesave për licencim për sezonin 2015/16.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat