Mediat e huaja: Shqipëria në “Euro 2016”, nuk ka kthim pas

Sporti

Mediat e huaja: Shqipëria në “Euro 2016”, nuk ka kthim pas

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 13:43

Shqipëria mori një rezultat historik mbrëmjen e së premtes në Kopenhagen ndaj Danimarkës dhe as këtë herë suksesi i kuqezinjve nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

Mediat italiane kanë qenë ato që kanë shkruar më tepër për takimin që përfundoi 0-0. “La Republika” ka theksuar më tepër nivelin e lartë që tregoi portieri Etrit Berisha përballa sulmit danez.

“Ka përfunduar pa gola ndeshja në kopenhagen, por nuk kanë munguar emocionit. Sidomos, në pjesnën e dytë të takimit, Danimarka tregoi forcën duke sulmuar vazhdimisht, por ajo gjeti hasi në mbrojtjen e ashpër të shqiptarëve, sidomos të atij që shkëlqeu, Etrit Berishës”, shkruajnë mediat italiane.

“Portieri i Lacios ka zgjidhur më shumë se një situatë të rrezikshme, duke mbrojtur portën që sulmohej vazhdimisht nga danezët dhe duke nxjerrë me barazim pa gola djemtë e De Biazit”, vijon më tej artikulli.

Në mediat e tjera ndërkombëtare rezultati është quajtur një barazim i artë, i cili bën shqiptarët të ëndërrojnë finalet e “Euro 2016”-ës në Francë.
BBC-ja e cilëson Kombëtaren të pathyeshme, solide dhe të vendosur në atë që synon dhe sipas saj ajo është në rrugën e duhur dhe nuk ka kthim pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat