Mediat serbe: Shqiptarët, skandal edhe në Danimarkë

Sporti

Mediat serbe: Shqiptarët, skandal edhe në Danimarkë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 12:40

Ballist Morina, njeriu që ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit, 14 tetorin e kaluar, ka qenë më qendër të vëmendjes së mediave serbe.

Shkuarta e tij në Kopenhagë, takimi me futbollistët kuqezinj të “Hotel Hilton”, pozimi me ta, prania në “Telia Parken” duke udhëhequr tifozët kuqezinj, është konsideruar një skandal nga serbët.

Ata që bënë atë dhunë të paparë në stadiumin e Partizanit të Beogradit në ndeshjen ndaj Shqipërisë e shohin veten 10 pikë pas nesh, u tregoi drejtësinë e kulluar KAS-i, duke ua dhënë shqiptarëve 3 pikët në tavolinë, nuk rrinë dot pa u marrë me kombëtaren e drejtuar nga De Biazi.

Në ndeshjen kualifikuese për në Kampionatin Europian u shënua përsëri skandal, pasi lojtarët e Shqipërisë, para ndeshjes me Danimarkën, në Kopenhagë, janë fotografuar me njeriun që e solli dronin në Beograd, akt ky që e kishte ndërprerë ndeshjen me Serbinë, – shkruan “Tanjug”.

“Ismail Morina, të cilin të gjithë e paraqesin si “Ballist Morina”, ishte së bashku me lojtarët shqiptarë në Danimarkë, me të cilët ka bërë edhe një fotografi në grup. Incidenti me shkaktar këtë person ka ndodhur në Beograd, në tetor të vitit të kaluar, kur mbi stadium u shfaq një dron me flamurin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre, pasi tifozët sulmuan fushën dhe pati incidente. Serbia mundi Armeninë 2-0, por nuk ka asnjë shans për t’u kualifikuar në finalet e kampionatit europian, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta luajë më 8 tetor, kur do të ndeshet prapë me Shqipërinë”, vijon “Tanjug”.

Ismail Morina ka bërë një gjest shumë interesant para fillimit të sfidës Danimarkë-Shqipëri.

I njohur si “Ballisti”, kuksiani ka udhëtuar në Kopenhagen për të ndjekur ndeshjen kualifikuese, e vlefshme për kualifikim në finalet e “Euro 2016”.

Ai është takuar me gjithë skuadrën, në hotelin ku qëndronin kuqezinjtë në Kopenhagen.

Pas takimit, “Ballisti” ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke puthur grushtin e kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

“Grushti i shekullit, meriton të puthet”, – ka shkruar Ismail Morina.

Padyshim që grushti është i kapitenit Lorik Cana, me të cilin ai vuri përposhtë një huligan serb, që kishte hyrë në fushë dhe po godiste lojtarët tanë në ndeshjen e ndërprerë në Beograd.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat