Xhaka e Kukeli në rrezik për Serbinë

Sporti

Xhaka e Kukeli në rrezik për Serbinë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 12:27

Kartonët e verdhë të marrë në ndeshjen e së premtes ndaj Danimarkës kanë rrezikuar kuqezinjtë.

Nëse Taulant Xhaka e Burim Kukeli po të ndëshkohen ndaj Portugalisë të hënën, atëherë nuk do të jenë më 8 tetor në “Elbasan Arena” ndaj Serbisë.

Xhaka deri tani ka dy të verdha, teksa një e ka marrë mbrëmjen e së premtes, më 7 shtatorin e vitit të kaluar në Portugali.

Kukeli ka marrë dy të verdha radhazi, më 29 mars ndaj Armenisë në Elbasan dhe dje në Kopenhagen ndaj Danimarkës.

Janë ndëshkuar dhe Agolli e Ajeti, por ata nuk rrezikojnë shumë. Ndaj Xhaka e Kukeli duket sikur do të ruhen ndaj Portugalisë, për të mos rrezikuar më 8 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat