Taulant Xhaka: Dua “selfie” me Edi Ramën në Elbasan

Sporti

Taulant Xhaka: Dua “selfie” me Edi Ramën në Elbasan

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 12:14

Mesfushori i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Taulant Xhaka, ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, i cili postoi në rrjetet sociale një foto të lojtarit, duke puthur flamurin kombëtar.

“Faleminderit Kryeministër #Edi #Rama që zgjodhe këtë foton e ditës #e dua selfien e radhës me ty në Elbasan”, shkruan Xhaka.

Ai ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ndeshjen e së premtes kundër Danimarkës në Kopenhagen, ku Shqipëria arriti të merrte një pikë. Barazimi 0-0 ishte një rezultat pozitiv për Shqipërinë, që do të presë të hënën në “Elbasan Arena” ekipin e Portugalisë.

Me rezultatet e deritanishme, Shqipëria ka arritur të sigurojë kualifikimin në fazën “play off” për “Euro 2016” dhe ka mundësi të arrijë edhe kalimin direkt për në turneun e rëndësishëm europian në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat