Gashi: Barazim shumë i rëndësishëm

Sporti

Gashi: Barazim shumë i rëndësishëm

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 10:36

Edhe pse nuk luajti në rolin e tij natyral, Shkëlzen Gashi e ka ndihmuar shumë Shqipërinë në barazim ndaj Danimarkës.

Mesfushori ofensivë i Baselit, kishte shumë detyra defensive dhe i ndihmoi mjaftë debutuesit Berat Gjimshiti në krahun e djathtë.

Pas ndeshjes ‘Njeriu gol’, ka treguar gëzimin e tij duke postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Gashi shkroi se barazimi ndaj danezëve është shumë i rëndësishëm dhe erdhi falë lojës kolektive.

“Një barazim shumë i rëndësishëm ndaj Danimarkës falë lojës kolektive. Tani është koha të fokusohemi te ndeshja me Portugalinë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat