Juventus pranoi ofertën e Chelseas për Pogbën, por çfarë ndodhi !

Sporti

Juventus pranoi ofertën e Chelseas për Pogbën, por çfarë ndodhi !

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 10:01

Skuadra angleze Chelsea u interesua shumë për yllin francez Paul Pogba.

Kishte shumë spekulime nga media të ndryshme se Pogba është shumë afër skuadrës londineze, por diçka e mirë për “Zonjën e vjeter”, ndodhi në fund.

Një ofertë nga Chelsea ishte bërë më 24 gusht, ku agjenti i tij Mino Raiola kishte filluar negociatat me klubin nga “Stamford Bridge”.

Pavarësisht që Juventusi pranoi ofertën e Chelseas që ishte 100 milionë euro, ylli francez e refuzoi atë, duke dashur të qëndroj tek “Zonja e vjetër” edhe këtë sezon, për ti ndimuar atyre, pasi sipas tij, skuadra e Juvenusit ka nevojë për të më shumë se asnjëherë me parë e sidomos pas largimit të, Vidal, Pirlo e Tevez.

Bosi i Chelseas Roman Abramovich, i ofroi kontratë prej 4.5 milionë euro në vit, dhe me mundësi rritje të madhe të pagës, por talentit francez nuk i interesoi fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat