Kjaer: Portugali, fito ndaj Shqipërisë

Sporti

Kjaer: Portugali, fito ndaj Shqipërisë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 09:25

Mbrojtësi i Danimarkës, Simon Kjaer shpreson se Portugalia e Cristiano Ronaldos do të fitojë ndaj Shqipërisë të hënën.

Mbrojtësi i Danimarkës, Simon Kjaer, shpreson që Portugalia ta mposhtë Shqipërinë në ndeshjen e radhës.

“Normalisht që nuk mund të jemi të kënaqur, sepse ishte një ndeshje që duhej fituar. Ne duhet ta bëjmë punën tonë ndaj Armenisë dhe shpresoj që Portugalia ta mposhtë Shqipërinë”, deklaroi Kjaer.

Ai e pësoi një lëndim gjatë ndeshjes ndaj Kombëtares kuqezi, prandaj paraqitja e tij ndaj Armenisë është në dyshim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat