Shkëlqejnë Messi e Aguero për Argjentinën, fitojnë bindshëm në miqësore (Video)

Sporti

Shkëlqejnë Messi e Aguero për Argjentinën, fitojnë bindshëm në miqësore (Video)

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 09:06

Skuadra e Argjentinës ka arritur fitore të lartë kundër skuadrës së Bolivisë, me rezultat 7-0.

Argjentina zhvilloi lojë shumë të bukur, ku vetëm në pjesën e parë shënuan 3 herë, me anë të Lavezzit, i cili shënoi dy herë, dhe Aguero në minutat 5’,33’ dhe 41’.

Si pjesa parë ashtu edhe e dyta, skuadra e Martinos, nuk ndalej së shënuari ku në pjesën e dytë u inkuadrua në lojë edhe lojtari më i mirë në botë Lionel Messi, e që për 8 minuta shënoi dy herë.

Golat në pjesën e dytë i shënuan, Aguero 59’, Messi 67’,75, dhe golin e fundit e shënoi Correa në minutën e 84’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat