Lëndim i rëndë për Fekir, mungon 6 muaj

Sporti

Lëndim i rëndë për Fekir, mungon 6 muaj

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 08:29

Franca dhe Lyoni pësojnë një goditje të madhe, humbasin shërbimet e Nabir Fekir për një kohë të gjatë.

Fantazisti i talentuar luajti vetëm 13 minuta në miqësoren Portugali - Francë dhe u zëvendësua me Griezzman, por kontrollet e menjëhershme konfirmuan dëmtimin e ligamenteve që do të thotë se lojtari do të mungojë jo pak por 6 muaj.

22-vjeçari mori shumë mesazhe mbështetëse nga lojtarët e kombëtares dhe të Lyonit, gjithashtu edhe nga tifozët dhe tani pritet që ai të operohet e më pas për të përcaktuar fazën e rehabilitimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat