Ja çka thotë Olsen për Kombëtaren shqiptare

Sporti

Ja çka thotë Olsen për Kombëtaren shqiptare

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 08:02

Morten Olsen, është shprehur tejet i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës së arbitrazhit sportiv për t’i dhënë tri pikët e plota Shqipërisë për ndeshjen ndaj Serbisë.

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, duket se nuk kishte se çfarë të fliste për ndeshjen Danimarkë – Shqipëri. Ai u rikthye të fliste për çështjen e dronit në sfidën Serbi-Shqipëri, teksa është shprehur sërish i zemëruar që CAS ia dha tri pikë Shqipërisë.

“Shqipëria në bëri presion të madhe, por megjithatë krijuam disa raste, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për ta fituar ndeshjen. Duhet të shohim përpara sepse jemi me pikë të barabarta. Unë ende nuk e kuptoj vendimin që ia dha Shqipërisë tri pikë në ndeshjen kundër Serbisë. Jam shumë i zemëruar”, ka deklaruar olsen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat