Abrashi: Japim gjithçka për ta bërë ëndrrën realitet

Sporti

Abrashi: Japim gjithçka për ta bërë ëndrrën realitet

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 07:36

Amir Abrashi ka qenë njëri nga më të mirët në fushë në barazimin që Kombëtarja e Shqipërisë arriti në udhëtim te Danimarka.

Mesfushori fantastik, Amir Abrashi, shkëlqeu për më shumë se 60 minuta në fushë duke vrapuar në çdo cep të mesfushës dhe duke ndërprerë shumë aksione të danezëve.

Ai tani ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ku ka premtuar se së bashku me shokët e skuadrës do të jap gjithçka që ëndrra të bëhet realitet dhe Shqipëria të luaj në Evropian.

“Nuk na mposht dot askush. Do të japim gjithçka për ta bërë ëndrrën realitet”, shkroi mesfushori gjakovar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat