Cana: Pikë me vlerë, tani e gjithë vëmendja shkon te Portugalia

Sporti

Cana: Pikë me vlerë, tani e gjithë vëmendja shkon te Portugalia

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 23:47

“Kemi pasur një sërë rezultatesh pozitive, por e dinim që kjo ndeshje do të ishte mjaft e vështirë për ne.

Sot kemi hasur vështirësi në lojën tonë pasi Danimarka e kërkoi me ngulm fitoren por për fat ia arritëm t’ja dalim duke marrë një barazim më vlera.

Megjithatë, nuk do ndalemi këtu por do të vazhdojmë ëndrrën tonë të madhe që tashmë jemi akoma edhe më pranë. Pjesën e parë luajtëm mirë, por vuajtëm në pjesën e dytë. Mendoj se mund të luajmë më mirë në ndeshjet e ardhshme. Rëndësi ka që nuk humbëm dhe tashmë duhet të përqëndrohemi te ndeshja me Portugalinë”, deklaroi Cana Pas ndeshjes për TVSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat