De Biasi: Pikë e mirë, ma sillni Portugalinë

Sporti

De Biasi: Pikë e mirë, ma sillni Portugalinë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 23:17

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, u shpreh i kënaqur me pikën e fituar ndaj Danimarkës, teksa shpreson që pikë të fitojë edhe të hënën në shtëpi ndaj Portugalisë.

"Ishte një pikë e mirë, pasi ne kishim një kundërshtarë mjaftë të fortë. Kemi bërë një ndeshje të mirë, posaçërisht në pjesën e parë. Në të dytën ata kishin lojën në dorë, por në fund ne kemi pasur rastin e ndeshjes"

"Kemi arritur të marrim dy pikë kundër një ekipi të fort. Në parën mund edhe të fitonim lehtësisht me rezultat 2-0".

"Mund te veçosh ndonjë lojtar? Të gjithë kanë bërë maksimumin, posaçërisht portieri dhe mbrojtja. Ata sulmuan me shume, pasi disa lojtare tone kohve të fundit nuk kan luajtur shumë me ekipet e tyre".

"Portugalia? Do mundohemi te marrim pikë. Renovimi? Eshtë ende herët për të folur, rëndësi ka që kemi arritur të krijojmë një grup të mirë", u shpreh De Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat