Mposhtet Portugalia

Sporti

Mposhtet Portugalia

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 22:52

Portugalia nuk ka arritur t'i shënojë gol Francës në miqësoren e zhvilluar në Lisbonë, sfidë që përfundoi me rezultat 1-0 për Trikolorët.

Ndeshja e cila u zhvillua në Lisbonë u prit që Portugalinë ta shfaqë të fortë para sfidës ndaj Shqipërisë.

Megjithatë, u zhvillua një ndeshje monotone, ku raste kishin të dyja skuadrat, por pa konkretizim.

Deri në fund nuk pati ndonjë ndryshim, përpos golit i cili u shënua nga Mathieu Valbuena.

Forma e dobët e Portugalisë më së shumti i përshtatet Shqipërisë, e cila e pret në Elbasan Arena ekipin e Cristiano Ronaldos, por jo për miqësore, por për një ndeshje kualifikuese vendimtare për Euro 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat