Gjermania i hakmerret Polonisë

Sporti

Gjermania i hakmerret Polonisë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 22:51

Gjermania ka mposhtur Poloninë 3-1 në kuadër të grupit G.

Gjermanët kaluan shumë shpejtë në epërsi (1-0) përmes Thomas Muller që në minutën e 12. Mesfushori i Bayernit u asistua nga Jonas Hector.

Nuk shkoi edhe shumë dhe pancerat ngritën epërsinë në 2-0, përmes heroit të Kupës së Botës, Mario Gotze, i cili shënoi nga afër.

Polakët u bën të gjallë në minutë e 37, kur Kamil Grosicki me shumë teknik harkon në zonë për të gjetur Robert Lewandowskin i cili nuk gabon dhe shënon në portën e Manuel Neuer për 2-1.

Talenti gjerman Gotze nuk u ndal dhe shënoi përsëri për 3-1 në minutën e 82-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat