Edi Rama e përcjell ndeshjen në shesh me qytetarët

Sporti

Edi Rama e përcjell ndeshjen në shesh me qytetarët

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 21:36

Ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale kryeministri Rama për të parë ndeshjen Shqipëri-Danimarkë që po luhet mbrëmjen e kësaj të premteje. Te lulishtja para godinës së Kryeministrisë, u mblodhën në orën 20:30, dhjetëra qytetarë në një ambient të organizuar enkas për të parë ndeshjen.

Bashkë me qytetarët edhe kryeministri Rama nuk ngurroi të ulej mes tyre e e të ndiqte me mjaft vëmendje lojën e kombëtares sonë. Kamera e Kosovapress në Tiranë mundi të shkëpusë disa fragmente ku shihet kryeministri Rama së bashku me ministra të tjerë të Qeverisë, deputetë dhe ambasadorë tek ulen në shesh me qytetarët....

Atmosfera kudo në qytet ka qenë e zjarrtë qysh para fillimit të ndeshjes. Lokalet dhe sheshet në Tiranë janë tejmbushur me tifozë të Shqipërisë, që duke iu gëzuar ende temperaturave të ngrohta të motit kanë vendosur të mos mbyllen në shtëpi, por ta ndjekin ndeshjen në ambient të hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat