Danimarka frikësohet për incidente nga shqiptarët

Sporti

Danimarka frikësohet për incidente nga shqiptarët

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:39

Zyrtari i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jachob Hoyer ka pranuar se mund të ketë incidente në ndeshjen kundër Shqipërisë.

Zyrtari i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jachob Hoyer ka thënë se ata kanë marrë masat e nevojshme të sigurisë për të eliminuar mundësinë e incidenteve.

Por, ai ka pranuar se ekziston rreziku për shkak se tifozët shqiptarë kanë blerë bileta edhe për ulëset ku janë të paraparë të jenë përkrahësit e skuadrës vendase.

"Tifozët e Shqipërisë kanë blerë bileta për sektorët e caktuara për tifozët vendas”, deklaroi ai për “Ekstra Bladet”.

"Kjo mund të sjell ngjarje të papritura, por kemi vendosur masa të rrepta të sigurisë”, u shpreh Hoyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat