Costa: E zëvendësova Riberyn, e dua vendin e Neymarit

Sporti

Costa: E zëvendësova Riberyn, e dua vendin e Neymarit

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:30

Douglas Costa beson se ka treguar së është një zëvendësim adekuat i Franck Ribery te Bayern Munich.

Lëndimi i francezit Ribery e ka kufizuar mesfushorin me vetëm 15 paraqitje në Bundesligë në sezonin e kaluar, ndërsa mungon që nga marsi.

Bayern ka blerë brazilian Costa nga Shakhtar Donetsk për 30 milionë euro për t’i shtuar mundësitë trajnerit Pep Guardiola në krahë.

Costa, beson se ai ka një fillim të ndritshëm në ‘Allianz Arena’, pasi deri tani ka dy asistime dhe një gol në tre paraqitjet e tij të para në Bundesligë.

“Guardiola ka besuar në mua që nga fillim, 100 %”, u ka thënë ai gazetarëve. “U ndjeva menjëherë i qetë në ekip. Unë mendoj se e kam mbushur mungesën që Ribery ka lënë që prej lëndimit të tij”.

“Unë kam për ta përdorur këtë mundësi. Kur kam ardhur në Bayern, të gjithë flisnin për Arjen Robbenin dhe Riberyn. Unë e kam dhënë më të mirën”.

Anësori nuk ndalet me kaq dhe kërkon edhe një vend në kombëtaren e Brazilit, duke e paralajmëruar edhe Neymarin. “Neymar është një lojtar i madh, por unë dua vendin tim”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat