Liria mëton t’ia ndalë hovin kampionit

Sporti

Liria mëton t’ia ndalë hovin kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:29

Liria e Prizrenit shpreson se e treta do të jetë e vërteta dhe ta shijojnë fitoren e parë në elitën e futbollit, ndërsa kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi, synon fitoren e radhës dhe të vazhdojnë ta ruajnë rrjetën e paprekur. Feronikeli për 180 minuta apo dy ndeshje nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka dy fitore radhazi, 1:0 ndaj Prishtinës në kryeqytet dhe si vendas me 1:0 kundër Dritës, ndërsa Liria ka barazuar në konak të vetin 1:1 me Drenicën dhe në Gjilan ka humbur me 3:1. Futbollistët prizrenas shpresojnë se nesër në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ do të ia ndalin hovin kampionit.

Kjo sfidë zgjon edhe interesim të shikuesve, pasi që vendasit lakmojnë fitoren e parë pas rikthimit pas dy viteve në Raiffesisen Superligë, ndërsa Feronikeli e njeh fortë mirë fushën, ngase një kohë ka luajtur aty në cilësinë e vendasit. Liria-Feronikeli do të luhet në orën 17.00. Robert Gjeraj, futbollist më përvojë i Lirisë, shpreson se pikët do të mbesin në vatër të tyre.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat