Besa shpreson në fitore në Burgas!

Sporti

Besa shpreson në fitore në Burgas!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:27

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Besa Famiglia nga Peja, të dielën (në orën 17.00) do ta zhvillojë ndeshjen e kupës evropiane (Kupa e EHF-it) në hendboll, kundër ekipit nga Bullgaria, Fregata-Burgas. Në taborin pejan është atmosferë e mirë dhe me optimizëm udhëtuan për në Burgas, për të nxjerrë rezultat sa më të volitshëm që t’i lehtësojnë gjërat e tyre për sfidën e kthimit. Besa synon të kalojë rrethin e parë, megjithëse do të ketë punë të vështirë ndaj kundërshtarit. Enis Kastrati, hendbollist më përvojë, u shpreh për gazetën kombëtare “Bota sot”, se presioni është të bullgarët.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat