Hajrizi e sheh një Pejë edhe më të fortë

Sporti

Hajrizi e sheh një Pejë edhe më të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:21

Në edicionin e ri të Ligës Ballkanike në basketboll siç dihet do të paraqiten tri ekipe nga Kosova, si: kampioni i kësaj lige, Sigal Prishtina, pastaj Peja dhe Bashkimi nga Prizreni, si debutues. Të tri këto skuadra para pak ditëve kanë mësuar edhe rivalët që do t’i kenë në grupet e tyre. Peja shpreson të jetë edhe më e mirë se në edicionin e kaluar kur ishte në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. Pejanët po investojnë në krijimin e një ekipi sa më të fortë dhe të tregojnë potencialin në Ligën Ballkanike. Peja është në grupin B me Bashkimin, Llovçenin nga Cetina, Sutjeskën e Nikshiqit dhe Levski 2014 nga Bullgaria. Drilon Hajrizi, prej basketbollistëve më të mirë, është optimist se do të përgatiten në çdo pikëpamje dhe për një paraqitje sa më dinjitoze për edicionin e ri në Ligën Ballkanike. Ai premton formë edhe më të mirë dhe me synim që të janë në pjesën më të lartë të kësaj lige të respektuar.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat