Hamilton më i shpejti

Sporti

Hamilton më i shpejti

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:16

Skuadra Mercedes dominon testet e lira në pistën e Monzas duke hedhur kandidaturën për një tjetër fitore që me shumë mundësi do të ndahet mes dyshes Hamilton-Rosberg të cilët po luftojnë edhe për titullin botëror. Pas testeve të para, klasifikimi i pasdites ishte pothuajse identik me Lewis Hamilton në krye të të gjithë pilotëve pasi kampioni i botës regjistroi kohën 1 minutë, 24 sekonda e 279 të qindtat, duke lënë pas me 21 të mijtat shokun e skuadrës Nico Rosberg.

Më i shkëputur duket ferraristi Sebastian Vettel me mbi 7 të dhjetat më shumë se vendi i parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat