Sallahi e Austria U-21 startuan me fitore

Sporti

Sallahi e Austria U-21 startuan me fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:58

Kombëtarja e Austrisë U-21 shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Azerbajxhanit U-21, në ndeshjen e parë eliminatore të grupit 7 për Kampionatin Europian. Futbollisti shqiptar, Ylli Sallahi, ndryshe është pjesë e skuadrës e Karsluherit të Bundesliga II dhe e Austrisë U-21, u paraqit në dy minutat e fundit, duke iu gëzuar triumfit të madh. Ndeshja është zhvilluar në Baku, por austriakët ishin më të mirë dhe fituan me golat e futbollistit që realizoi në minutën e 14-të dhe të 45-të nga penalltia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat