Edhe kjo ndodh: Merr kredi për të parë Kombëtaren kundër Danimarkës

Sporti

Edhe kjo ndodh: Merr kredi për të parë Kombëtaren kundër Danimarkës

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:47

Ndeshja e sotme kundër Danimarkës është jetike për fatet e kombëtares në ëndrrën drejt Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.

Entuziazmi është në maksimum dhe kryeqyteti danez pritet të frymojë shqip. Mijëra shqiptarë do të pushtojnë Kopenhagenin nga vende të ndryshme të Evropës ku jetojnë, ndërsa 168 të tjerë të enjten pasdite udhëtuan drejt tokës daneze nga Shqipëria.

Mes atyre që prisnin fluturimin që po vononte ishte edhe një djalë rreth të 25-ve. Me një fytyrë që herë qeshte nga zori e herë skuqej.

“Mora kredi për të parë ndeshjen, dy milionë lekë. Ia vlen. Kjo ndeshje është jetë a vdekje. Doja të isha patjetër. Do ta shlyej për një vit avash-avash. Kam parë në ‘Google’ që edhe Kopenhageni është i bukur. Dashtë Zoti do na dalë mbarë!”, shkruan ‘Panorama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat